Lita: Pamë 20 policë që i sulen deputetit pa shkak, ka frustrim të efektivëve në Protestë!

spot_img
Advertisements

Analisti Lavdrim Lita, i pyetur në emisionin “Studio 24”, për bilancin e protestës së opozitës mbrëmjen e sotme, theksoi se pamjet e transmetuara nga të dyja palët, policia dhe PD, janë të vërteta dhe serioze.

Por ai dënoi dhunën ndaj deputetit Blendion Nallbati, duke e konsideruar problem në radhët e policisë atë që ndodh shpesh herë gjatë tubimeve, ku sipas tij ka elementë që nxjerrin frustracionin duke dhunuar protestuesit.

“Kohët e fundit ka probleme me rekrutimin dhe cilësia e të punësuarve në polici ka rënë.

Në momentet e fundit të protestës, elementë të caktuar nga policia turren drejt protestuesve për të shfryrë frustacionin që kanë gjatë protestës për ta mbyllur këtë punë. Kështu pamë 20 policë që i sulen deputetit pa shkak”, tha Lita.

Lavdrim Lita: pamjet janë serioze, janë të vërteta. Policia është dhunuar nga protestuesit, nga molotovi, dhe punonjësit e policisë kanë dhunuar protestuesit. Një gjë është një protestues në revoltë kundër qeverisë dhe nga ana tjetër një efekt policie që duhet të jetë i vetëpërmbajtur.

Brenda trupës së policisë së shtetit ka njerëz problematikë. Kanë dalë problematikat. Në 2017, kisha informacion për mbi 200 policë të përfshirë në kanabizimin e vendit. Kohët e fundit ka probleme me rekrutimin dhe cilësia e të punësuarve në polici ka rënë.

Në momentet e fundit të protestës, elementë të caktuar nga policia turren drejt protestuesve për të shfryrë frustacionin që kanë gjatë protestës për ta mbyllur këtë punë. Kështu pamë 20 policë që i sulen deputetit pa shkak

spot_img

Latest articles

Related articles