Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ka ngritur zërin për faktin që qeveria Rama vijon t’i akordojë tendera në tavolinë kompanisë “Evita” sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.
Në tenderin e shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për furnizimin me materiale laboratorike që përdoren për kontrollin e gjakut dhe zbulimin e viruseve infektive, me një vlerë prej 1.6 miliardë lekësh, fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Pegasus” sh.p.k dhe “Evita” sh.p.k.
“Shikoni faqen e fundit! Jepet tenderi me thuajse 99% të vlerës. Evis Sala, ministresha e shëndetësisë me kohë të pjesshme, por me rrogë të plotë; u emërua në këtë detyrë nga Klodian Allajbeu, pikërisht për t’i dhënë tendera të tillë biznesit të tij” – shkruan Noka.






