Rikthimi i Turkish Airlines në rrjetin e linjave ajrore të Shqipërisë përfaqëson një zgjerim të rëndësishëm të lidhshmërisë ajror dhe forcon më tej lidhjet mes vendit tonë dhe një prej partnerëve më të rëndësishëm ekonomikë dhe të aviacionit në rajon. Turqia përfaqëson një nga tregjet më strategjike për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, e nxitur nga kërkesa e madhe për udhëtime biznesi, turizëm dhe vizita familjare (VFR).
Me operime ditore, Turkish Airlines do të lidhë Tiranën me qendrën e saj globale në Stamboll, duke u ofruar pasagjerëve akses të lehtë në një rrjet të gjerë ndërkombëtar që shtrihet në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikë. Fillimi i operimeve ditore u mundëson udhëtarëve shqiptarë lidhje të përshtatshme drejt destinacioneve ndërkontinentale, përfshirë Nju Jorkun, si dhe qyteteve kryesore në rrjetin global të Turkish Airlines.
Për këtë rikthim duhet falënderuar edhe puna në heshtje e shoqatës Musiad Albania, e cila përmes lobimit të saj ka bërë të mundur realizimin me sukses.
Biletat për linjën Tiranë–Stamboll janë tashmë të disponueshme për rezervim përmes faqes zyrtare të Turkish Airlines:
www.turkishairlines.com



