Pas Francës e Britanisë, edhe Italia refuzon ofertën e Trump për antar Bordi në Gaza

spot_img
Advertisements

Italia ka vendosur të mos pranojë ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u bashkuar me Bordin e Paqes, një organizatë që synon promovimin e paqes globale.

Sipas një raporti të Corriere della Sera, refuzimi ka të bëjë me nenin 11 të Kushtetutës italiane, i cili përcakton se Italia mund të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare që merren me paqen vetëm në kushte të barabarta me shtetet e tjera.

Ky kriter është në kundërshtim me strukturën e Bordit të Paqes, i cili mbështetet kryesisht në interesat dhe influencën e SHBA-së.

Pavarësisht kësaj, Kryeministrja Giorgia Meloni pritet të marrë pjesë në Forumet e Davos, por po përballet me vështirësi për të marrë vendime formale në lidhje me anëtarësimin në Bordin e Paqes.

Mediat italiane sugjerojnë se vonesa në ratifikimin e traktateve ndërkombëtare do të kërkonte miratimin nga Parlamenti italian, një proces që nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u përfunduar.

spot_img

Latest articles

Related articles