SPAK ju sekuestron një Ferrari grupit të Call centrave në Tiranë

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në kullën e njohur në qendër të Tiranës, duke dhënë detaje të plota mbi hetimin dhe ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Sipas SPAK, hetimet kanë nisur pas materialeve të dorëzuara nga gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”, të cilët ngritën dyshime se si shqiptarët ishin duke mashtruar shtetasit italianë, dhe jo vetëm.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se një “Call Center” operonte në ndërtesën “Atti Tower”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku dyshohet se mashtronin shtetas italianë dhe europianë për investime të rreme në kriptomonedha.

SPAK bën me dije se struktura ishte e mirëorganizuar, me role të ndara, staf që komunikonte në disa gjuhë të huaja dhe me masa të forta sigurie. Pas dyshimeve për një ndërhyrje të mundshme të autoriteteve, ambientet e call center-it janë boshatisur gjatë natës, ndërsa pajisjet janë transportuar drejt një godine tjetër në zonën “Downtown One”.

Falë veprimeve të shpejta hetimore nga autoritetet shqiptare, disa persona janë kapur në flagrancë, ndërsa janë identifikuar edhe ambiente të tjera ku po ngrihej një tjetër “Call Center”.

“Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjatë kontrolleve në dhjetëra ambiente janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, dokumente, automjete luksoze, përfshirë edhe një makinë tip Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve.

spot_img

Latest articles

Related articles