Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vjosë të Fierit ku Altin Meçaj 46 vjeç, një emigrant në gjermani ka rënë preh e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Shkak është bërë një like e një koment që Altin Meçaj i ka bërë në rrjetin social në facebook, motrës së dhunuesit, Fredi Lamaj. Ky i fundit është pjesë e strukturave policore të Fierit.
Altin Meçaj ndodhet aktualisht i shtruar në urgjencën e Fierit së bashku me të atin e tij, i cili ka të çara në kokë nga goditjet e dhunshme. Altini sqaron se përpara se të dhunohej në pragun e shtëpisë, ka marrë një mesazh kërcënues nga Fredi Lamaj, me tekst “Nuk e di me kë je mpleksur”, gjatë kohës që ishte në lokalin e fshatit.Pasi ka ardhur në shtëpi, janë fikur dritat dhe në këtë moment ka dëgjuar ta thërrasin nga jashtë. Kur ka dalë ai është goditur brutalisht deri sa ka rënë pa ndjenja. Sipas tij është hedhur i ati për ta shpëtuar, por edhe atë e kanë goditur.
Babai i tij, 76-vjeçari Ylli Meçaj tha se dajli i kishte ardhur për pushime dhe se kjo ndodhi i kishte shokuar të gjithë. Me lot në sy ai kërkon drejtësi dhe siguri për familjarët pas kësaj ngjarje të rëndë.


