Duke nisur nga 1 janari 2026, drejtuesit e mjeteve do të përballen me një ndryshim të rëndësishëm në sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, përmes sistemit bonus-malus. Ky sistem parashikon që ata që shkaktojnë dëme të paguajnë prime më të larta, ndërsa drejtuesit pa histori aksidentesh të përfitojnë ulje modeste të primëve.
Sipas ekspertëve të tregut, ndryshimet më të ndjeshme do të ndodhin tek drejtuesit me dëme të regjistruara (malus), ndërsa zbritjet për drejtuesit pa dëme (bonus) do të jenë më të kufizuara.

Tarifa e siguracionit të automjeteve pritet të ndryshojë. Brenda 12 mujave do të ketë rritje të dytë tarifave, deri në 30 %.
Autoriteti I mbikëqyrjes financiare i cili po merret edhe me hartimin e drafit e justifikon këtë me hyrjen në fuqi të sistemit bonus malus dhe ndryshimet që pritet të ndodhin.
Fadil Likaj, eskpert i sigurisë rrugore konfirmon rritjen nga 2 mijë deri në 5 mijë lek të tarifës, duke shtuar se kjo nuk ndikon në përmirësimin e sigurisë rrugore.


