Në një postim në profilin e tij në “Facebook” në fillim të vitit 2023 biznesmeni Ermal Beqiri, që tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK, shpaloste 10 ëndrat e tij por dhe të stafit të “Soft-Solution” që dëshironin të realizonte gjatë vitit 2023.
Fiks dy vite pas shfaqjessë të këtyre 10 dëshirave, Ermal Beqiri, që prej 17 dhjetorit 2025 kërkohet nga SPAK pasi Gjykata e Posaçme ka caktuan masën e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra të rënda penale.
Në tabelën e objektivave “Goals 2023”, Ermal Beqiri dhe disa nga anëtarët e kompanisë së tij, kanë radhitur 10 dëshira, ku e parë është të kapi shifrën me 6-të zerot.
“…Do kapim 6-zerot G.M…”-shkruan dëshirën e parë Ermal Beqiri që zotëron disa kompani kompjuterike mes të cilave dhe shoqërinë “Soft and Solution”.
Në dëshirën e dytë shkruhet: “…do blej makinë automatike S.B…”. Ndërsa si dëshirë të tretë rradhitet ëndra për të parë skuadrën e Milanit në stadiumin “San Siro”, duke parashikuar se ndeshja mund të përfundojë x2.
Si dëshirë të katër është për të përmirësuar vetën profesionalisht. Kurse si dëshirë të pestë për vitin 2023 kërkon që të ndërtojë një kompjuter të ri.
Dëshira e gjashtë e tij është të ritet. Kurse si dëshirë të shtatë kërkon të bëhet ambasador i kompanisë. Dëshira e tetë është të hapë një biznes të tijin.
Ndërsa dëshira e 9 është të blerë një jacht. Dhe dëshira e 10 është të ketë rritje profesionale. Kurse dëshira e 11-të është për të mos bërë video IRTICMA.
Sipas verifikimeve të kryera nga prokuroria e Posaçme SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjtra në muaj.
Por pavarësisht kësaj page të ulët, juristja e Ermal Beqirit, rezulton të ketë në pronësi disa pasuri, si apartamente dhe një Jaht të markës “Pretador 50 sky fall” që përllogaritet në 950 mijë dollarë.
11 objektivat e 2023
- Do kapim 6-zerot. G.M
- Do blej makinë automatike. S.B
- Do shikoj Milanin në San Siro.X2
- Do përmirësoj veten profesionalisht
- Do ndërtoj PC të ri.
- Do rritem P.S.I
- Do bëhem ambassador i kompanisë M.S
- Do hap një biznes timin! M.S
- Rritje profesionale
- Do blejë një Jacht!!!
- Të mos më bëjë më video IRTICMA:


