Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 21 nga 22 personat e arrestuar dy ditë më parë pas goditjes së një grupi kriminal që shiste drogëra të ndryshme nëpër zona të Tiranës. Vetëm për njërin u dha masë më e butë sigurie.
Në burg u lanë edhe dy punonjësit e “ONE Albania”, Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë , dhe Artan Pullazi, Team Leader në këtë kompani.


