Autoriteti i Konkurrencës heton manovrat e kompanisë “Shpresa” për të rritur çmimin e linjës Kamëz-Tiranë

spot_img
Advertisements

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur një hetim ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK, pas rritjes së çmimit të biiletës në transportin publik të linjave “Kamëz – Tiranë – Kamëz” dhe “Paskuqan – Babrru – Tiranë”.

Me vendim të Këshillit Bashkiak Kamëz, çmimi i biletës për pasagjerët që përdorin autobusët e SHPRESA – AL SHPK – i cili është operatori i vetëm i licensuar – në 2 linjat e mësipërme, sot paguajnë 50 lekë, 10 lekë më shumë se 2 muaj më parë.

Për t’u theksuar është fakti që çmimi i biletës së transportit publik qytetas në Bashkinë Kamëz, është më i larti në Shqipëri.

Autoriteti i Konkurrencëës sqaron se shkak i hetimit është se nga vlerësimi paraprak, është vënë re se mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.

Latest articles

Related articles