Pas denoncimeve të njëpasnjëshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, gazetari Osman Stafa ka marrë mesazhe kërcënuese që e paralajmërojnë të tërhiqet nga investigimet në këtë spital.
Një adresë anonime në rrjetet sociale i ka dërguar gazetarit një mesazh me gjuhë fyese dhe kërcënuese, duke i kërkuar të mos shfaqet më në ambientet e Onkologjikut dhe të ndalojë denoncimet që lidhen me korrupsionin dhe abuzimet ndaj pacientëve. Pas marrjes së këtyre kërcënimeve, Stafa ka bërë kallëzim penal pranë Policisë së Shtetit.
Autoritetet kanë hapur hetimet për të identifikuar autorin e mesazhit dhe çdo person tjetër të përfshirë.
Redaksia solidaritet me kolegun.


