Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga zbulimi i automjetit me pajisje përgjuese në Portin e Durësit.
Mësohet se makina vinte nga Ancona drejt Durrësit dhe 3 personat që udhetonin janë prezantuar si punonjës të Guardia Di Finanza.
Pavarësisht se institucionet refuzojnë të bëjnë bëjnë komente lidhur me rastin, bëhet me dije se është zbardhur itinerari i ndjekur nga tre shtetasit italianë.
Sipas News 24, 3 italianët kanë udhëtuar ne tragetin e linjës Bari-Durrës dhe kanë qëndruar të paktën 12 ore në territorin e vendit tonë.
Gjatë kësaj kohe ka dyshime të forta që kanë përdorur për të kryer përgjime të subjekteve të caktuar.
Në momentin që ata kanë tentuar të largohen me tragetin e linjës Durrës-Ankona policia kufitare ka zbuluar pajisjet përgjuese.
Dy zyrtarët e Guardia di Finanza dhe personi tjetër janë marrë në pyetje nga autoritetet dhe më pas janë lejuar të largohen në drejtim të Italisë.
Ndërsa pajisjet përgjuese janë sekuestruar dhe pritet t’i nënshtrohen ekspertimit.
Kanë patur komunikime me palën italiane për këtë çështje, pasi nga verifikimet paraprake rezulton se nuk ka patur një autorizim nga pala shqiptare për përdorim të pajisjeve në kuadër të një hetimi të përbashkët


