Serkretari i përgjithshëm i PD, njëkohësisht deputeti i PD-së në Tiranë Flamur Noka ka deklaruar se dega e kësaj partie në Laprakë ka nisur analizën dhe organizimin e strukturave.
Detyrat përpara janë disa. Do nisim me analizën e punës së deritanishme, me synimin të rigjallërojmë jetën partiake në të gjitha nivelet, nga grupseksionet (si në rastin konkret në Gs. 4️⃣ – #Laprakë) deri te shëndoshja e strukturave fikse, të cilat përballen me narkoregjimin, patronazhistët dhe të gjithë infrastrukturën zgjedhore në funksion të partisë në pushtet. E dimë se nuk jemi në kushte të barabarta gare me kundërshtarin, por rruga e vetme që kemi përpara është përballja me të.



