Aksident i trefishtë në “Unazën e Madhe” në Tiranë! Humb jetën tragjikisht motoristi 38-vjeçar (EMRI)

spot_img
Advertisements

Një aksident i rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme, ku dy automjete dhe një motomjet u përfshinë në një përplasje fatale në zonën e Unazës së Madhe. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Drejtuesi i motomjetit, 38-vjeçari Olton Xhambeu, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Të dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit Gj. L. dhe A. Sh., janë shoqëruar për procedurat e mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plota të aksidentit.

Latest articles

Related articles