Siguracioni i makinave. I njëjti çmim në të gjitha kompanitë! Po vjedhin shqiptarët në sy të Institucioneve

spot_img
Advertisements


Artur Ribaj, ish-drejtor i mbikëqyrjes në tregun e sigurimeve në AMF, tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se fakti që në të gjitha kontratat e sigurimit gjen të njëjtin çmim te të gjitha kompanitë, mund të aludohet se s’kemi të bëjmë me konkurrencë të pastër. Ribaj vuri në dukje se ka vend për verifikim nga AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës.

“Nga Komisioni i Ekonomisë ngrihet shqetësimi për një treg deri diku të kontrolluar nga aktorët e tregut. Hetohen, janë duke u bërë hetime, s’kanë dalë në konkluzione. Konsiderohet se ka një problematikë në këtë lloj tregu. Duke konsideruar që kemi sigurim të detyrueshëm, çdo kompani e merr këtë sigurim nga ligji, jo se është kompania e kërkuar. Në të gjitha kontratat e sigurimit që paguan gjen të njëjtin çmim te të gjitha kompanitë. Pra aludohet që s’kemi të bëjmë me konkurrencë të pastër nga kompanitë e sigurimit, duke qenë se biznesi u jepet me ligj. Nuk mund të ofrojnë të gjitha kompanitë të njëjtin çmim. 70 për qind e të ardhurave të tregut të sigurimeve është nga sigurimi i detyrueshëm, kjo tregon varësi të madhe. Vendet e rajonit e kanë në masën 30-40 për qind. S’mund të thuhet se është grabitje, pasi kjo bëhet përmes një sistemi risku. Por i njëjti çmim bën që të ketë aludim se ka vend për verifikim”.

I pyetur për sistemin bonus/malus, Ribaj tha se “rezoluta e fundit e Komisionit të Ekonomisë e ka çuar për rishikim këtë rregullore, pasi janë disa koeficent që mund të shkaktojnë situata të një rritje çmimi artificialisht”. Ai shtoi se sistemi i ri anon më tepër nga aspekti malus, pra ndëshkues, se sa i bonus, që është motivues.

Latest articles

Related articles