Gjakova pardje, dje dhe sot! Vëzhgim interesant

spot_img
Advertisements

nga Artan Fuga

Duke shkuar dhe ardhur nga Gjakova pardje dhe dje, rrugës vura re:

  • Makina të rënda bujqësore anash rrugës ose për shitje a riparime. Ata punojnë me makineri, kuptimin pastaj e dini vetë.
  • Shi binte edhe në fushat e Gjakovës, por s’vura re asnjë pellg, le më përmbytje, dalje lumenjsh, diga që rrezikonin të çaheshin.
  • Në restorant dhe kafe dëgjoheshin këngë të bukura elbasanllie, korçare, etj., sikur të ishe në qytetet përkatëse. A këndohen live në party në Korçe dy orë këngë gjakovare?
  • Nëpër qytete nuk pashë asnjë polic, dhe në qytete vende për parking, nuk pashë polici bashkiake të etur për gjoba.
  • Shumë logo sipërmarrjesh furnizimi me karburant dhe jo vetëm një të vetme dhe ca rroç e poça përreth. Për të mos folur për çmimin e karburantit dhe cilësinë e tij. Dukej sikur kisha bërë riparim motorri.
  • Ripashë vendbanime rurale ku shtëpitë ishin të mbledhura dhe toka bujqësore ishte e lirë nga muret, themelet, betoni, si diku ka ndërtohet edhe në tokë bujqësore !
  • Shtëpi dykatëshe në zonat rurale, me estikë, me kopshte të lulëzuara, të rregulluara, jo ndërtesa kaba, pa suvatime, gjysmë të mbaruara.
  • Në qytet konstatova se kishte ngrohje qendrore dhe nuk pashë kondicionerë në çdo dritare.
  • Tokat e punuara cep më cep, aq sa shiheshin sigurisht.
  • Nuk pashë rrugës banesa me suva të rëna, gardhe të rrënuara, mure të prishur.
  • Qarkullimi fluid.

Këto më kujtohen tani se nuk mbajta shënime! Në furrën e bukës kishte një poçe qelqi me etiketën : SADAKAJA, po të doje hidhje ndonjë monedhë kusuri për institucionin fetar.

Kafja një euro te zona turistike ishte me një shije të mrekullueshme, pak njerëz nëpër kafene, si duket nuk i ha shtëpia si gjetiu.

Latest articles

Related articles