Bruksel, NATO mbledh drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës. Shqipëria përfaqësohet nga Vlora Hyseni

spot_img
Advertisements

Në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel është mbajtur takimi i drejtuesve të shërbimeve të inteligjencës.

Ata janë mbledhur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në këtë takim me drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake të të gjitha vendeve aleate, Shqipëria është përfaqësuar nga drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Pjesëmarrja e saj nënvizon angazhimin e vazhdueshëm dhe besueshmërinë e Shqipërisë si aleate e plotë brenda strukturave më të larta të inteligjencës së NATO-s.

Takimi i përbashkët i Komitetit të Inteligjencës Civile (CIC) dhe Komitetit Ushtarak të Inteligjencës (MIC) u zhvillua në një moment tepër të ndjeshëm për sigurinë euroatlantike.

Në qendër të diskutimeve ishin agresioni rus në Ukrainë, lidhjet gjithnjë e më të ngushta të Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe e ardhmja e inteligjencës aleate me fokus në teknologjitë e reja.

Mark Rutte theksoi se lufta në Ukrainë ka provuar qartë se “siguria nuk është më rajonale, por globale” dhe se aleatët po shkëmbejnë informacione më shpejt dhe në shkallë më të gjerë se kurrë më parë.

Latest articles

Related articles