Binaj mpin Ramën: Aktor je ti, që more 140 milion euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë

spot_img
Advertisements

Aktori Florjan Binaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku ironizoi kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës.

Përballë Ogerta Manastirliut, të cilën e cilësoi si “një menaxhere të zonja dhe fituese të padiskutueshme”, Rama “sulmoi” opozitën, duke thënë se ajo është “aq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori, i cili dikur ka bërë për të qeshur edhe Kongresin e PS-së”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar edhe reagimi i Binajt i cili përmes një postimi në rrjetet sociale iu kundërpërgjigj Ramës duke e akuzuar për aferën e Inceneratorëve.

“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, shkruan Binaj.

Kryeministri Edi Rama në episodin e katër të podcastit të tij “Flasim” kishte të ftuar Ogerta Manastirliun, kandidaten e socialistëve për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës.

Teksa ngriti lart figurën e Manastirliut dhe aftësitë e saj, ai sulmoi opozitën duke thënë se është aq e dëshpëruar, sa ka zgjedhur si kandidat një aktor humori, i cili dikur ka bërë për të qeshur edhe Kongresin e Partisë Socialiste.

“Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra. Ato janë padiskutim fituese. Këneta është kaq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori, i cili, madje edhe Kongresin e PS e ka shkrirë gazin. Nuk e gjykoj aktorin e ri për rolin e ri që ka marrë. Ogertën që t’i japë Tiranës drejtimin e duhur”, tha ai.

Latest articles

Related articles