Rama njofton shqiptarët: Rinasin e bëra me teknologji, ikni të qetë…!

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas do të bëhet i pari në Europë me portë digjitale hyrjeje, që do t’i lejojë udhëtarët të kalojnë pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua”, deklaroi Rama në sezonin e pestë të podcastit të tij “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës”.

Sipas kryeministrit, kjo do ta kthejë aeroportin e Tiranës në të parin në Europë me një sistem të tillë të avancuar. “Aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes. Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura,” shtoi ai.

Aeroporti “Nënë Tereza” ka regjistruar vitet e fundit rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve, në një kohë kur Shqipëria po përjeton një bum të fortë turistik.

Latest articles

Related articles