Konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari Daniel Pepa ka vrarë me armë Flori Paluçin.
Kushëriri i Daniel Pepës është kamarier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Është futur në lokal Flori Paluçi dhe ka kërkuar kafe, ndërkohë në atë orar ka qenë ekspresi i fikur dhe është konfliktuar me kamarierin Alteo Pepa, se pse nuk e ndizte ekspresin për t’i bërë kafe
Ndërkohë ka ndërhyrë Aranit Kurti, shoku i Daniel Pepës, duke qenë se ishte kushëriri i shokut. Aty pastaj Flori Paluçi ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas ka ardhur Daniel Pepa dhe ka vrarë Flori Paluçin