Plot 43 gola u shënuan mbrëmjen e të martës në nëntë takimet e para për turin e tretë në fazën e ligës së Champions League. Barcelona fitoi 6-1 kundër Olympiacos, teksa PSG shkatërroi me shtatë gola Atl. Madridin. Vetëm Kairat Almaty – Pafos përfundoi 0-0.
Barcelona i shënon 6 gola Olympiacosit
Golin e parë e shënoi Fermin Lopez në minutën e 7-të, pas një devijimi të mbrojtësve, ndërsa po i njëjti shënoi edhe golin e dytë në minutën e 39-të me një gjuajtje të bukur brenda zonës.
Olympiacos fitoi penallti, ku një gol u anulua nga VAR, por në të njëjtin aksion kishte një prekje me dorë në zonë. Ayoub El Kaabi ishte i saktë për 2-1. Lamine Yamal iu kthye golit, ku realizoi penalltinë në minutën e 68-të, duke rritur epërsinë në 3-1.
Marcus Rashford shënoi pas asistimit të Alejandro Balde në golin e katërt në minutën e 74-të, ndërsa Roony Bardghji asistoi për golin e pestë të Fermin Lopez në minutën e 76-të. Marcus Rashford vulosi rezultatin final 6-1 në minutën e 79-të me një goditje të bukur nga hyrja e zonës.
Arsenali turpëron Atl. Madridin
Në Londër ‘Topçinjtë’ shënuan katër gola në pjesën e dytë me Gabriel, Martinelli dhe dopietën e Gyokeres.
Edhe Inter shënon katër gola
Në Bruksel Interi mposhti vendasit e Union SG 0-4. Golat për zikaltërit u shënuan nga Dumfries, Lautaro, Calhanoglu dhe Esposito.
PSG bën Leverkusenin për ‘Aspirina’
Në Gjermani Bayer Leverkusen u mposht 2-7 nga PSG. Kampionët në fuqi shënuan me Pacho, Doue (2x), Kvaratskhelia, Mendes, Dembele dhe Vitinha.
Pas këtyre sfidave kryesojnë PSG, Inter dhe Arsenal me nëntë pikë. Të mërkurë luhen nëntë ndeshjet e mbetura, ku spikat Real Madrid – Juventus.
Champions League, e martë 21 tetor 2025:
18:45
Barcelona 6-1 Olympiacos
Kairat Almaty 0-0 Pafos
21:00
Arsenal 4-0 Atl. Madrid
Bayer Leverkusen 2-7 PSG
FC Copenhagen 2-4 Dortmund
Newcastle 3-0 Benfica
PSV 6-2 Napoli
Royale Union SG 0-4 Inter
Villarreal 0-2 Manchester City
Renditja:
https://www.sofascore.com/tournament/football/europe/uefa-champions-league/7#id:76953