Policia e Sarandës ka arrestuar Zyhra Korrën, 44 vjeçe nga Durrësi, e akuzuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Ajo dyshohet se, përmes kërcënimeve dhe shantazhit në rrjetet sociale, i ka marrë fillimisht një gruaje 39-vjeçare shumën prej 5000 eurosh, dhe më pas ka vijuar ta kërcënojë për të përfituar edhe 50 mijë euro të tjera.
Pas hetimeve të kryera nga policia, Zyhra Korra u ndalua dhe ndaj saj do të vijojnë procedurat ligjore përkatëse