Lita: Lufta sapo ka filluar në PS, Veliajt i kanë mbetur vetëm avokatët

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në një intervistë në News24, tha se Rama dhe Veliaj sapo kanë filluar luftën dhe sipas tij po sulmojnë njëri-tjetrin.

Ai theksoi se Veliaj ka mbetur vetëm me avokatët e tij, dhe sipas tij nëpërmjet rrugës ligjore, ish-kryebashkiaku i Tiranës mund ta çojë çështjen deri në Strasburg.

Lita: Tashmë mund ta deklarojmë se lufta ka filluar dhe palët po mbrohen apo po sulmojnë sipas asaj që e kanë në dorë. Veliaj ka në dorë të ankimojë në gjykata sepse, ai ka edhe procese të tjera penale. Pra Gjykata Kushtetuese është adresa, ku ai mund të ankimojë dhe e ka bërë në rastin e parë, po e bën edhe në të dytën. Pra siç ka thënë do të ndjekë një rrugë ligjore deri në Strasburg. Nga pikëpamjet politike ai është i mbaruar politikisht. Me këtë sjellje duke thyer vijën e partisë, atë politike, ai ja ka mbyllur vetes të gjitha shtigjet. Dhe ai e kupton që ka ngelur vetëm bashkë me avokatët për të ndjekur të gjithë procesin.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese nëse merr të vlefshëm ankimimin e Veliajt për shkarkimin e tij, mund të pezullojë dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet, vetëm në Bashkinë e Tiranës.

Ai tha se pritet që Veliaj të ndërmarrë hapa të tjerë ligjore.

Lita: Do të jetë Gjykata Kushtetuese që duhet të marrë një vendimmarrje shumë shpejt për pezullimin ose jo të dekretit të Presidentit të Republikës. Në mënyrë që të qartësohet çështja e Bashkisë Tiranë. Paramendohej se do të ishte problematike nga shumë juristë, që do të kishte kleçka ligjore. Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë vetëm pezullimin e dekretit të presidentit në Tiranë. Dhe më pas Veliaj do bëjë që vendimin e Këshillit të Ministrave do e çojë në gjykatat administrative për ta hedhur poshtë. Siç duhet do ketë hapa të tjerë që do bëjë Veliaj. Por teknikisht Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie.

Latest articles

Related articles