Demokratët vendosën që në kutinë e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të hidhnin pankarta dhe jo fletë votimi.
Por kjo gjë nuk u zbatua nga Mesila Doda, e cila ndonëse ishte e pranishme në Kuvend, nuk iu drejtua kutisë. Rregullin e theu edhe Tritan Shehu, që mori fletën e votimit dhe iu drejtua kutisë së fshehtë.