Universiteti i Tiranës ka shpallur fitues bashkimin e shoqërive nën sekuestro “Soft & Solution” dhe “Horizon” në një procedurë me vlerë mbi 50 mijë euro.
Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, tha se ndonëse shoqëritë administrohen nga shteti, dyshimet janë se ato vijojnë të kontrollohen nga i shpalluri në kërkim Ermal Beqiri.
Meksi shtoi se kontratat duhet të prishen nga autoritetet kontraktore, por se kjo situatë do qartësohet në rastin kur do ketë një vendim të formës së prerë që janë të dënuara.
Sipas tij, SPAK është duke parë se ku ikin paratë që arkëtohen nga shteti te kompanitë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, ku transferohen.
Shoqëritë nuk janë më të Ermal Beqirit, administrohen nga shteti dhe në këtë situatë nuk ka asnjë shkelje formale. Dyshimet janë kush është personi brenda kompanisë, administratori i caktuar nga shteti.
Kush e ka marrë vendimin për të hyrë në tendera të rinj. Se ky mund të thotë që do bëjmë dhe administrime të reja, të shpërndajë dhe investojë servera. Pse nuk e bën ky administratori, por zgjedh të hyjë në tendera. Kështu ngelet dyshimi se zoti Beqiri vazhdon t’i kontrollojë kompanitë.
Ka pasur një shqetësim të ngritur nga SPAK, nga prokurori i çështjes “AKSHI”, Dumani, pranë institucioneve të larta të qeverisë, se këto shoqëri vazhdojnë të kenë aksese në të dhënat e mëparshme, në shtet, për shkak të aksesit që kanë.
Unë gjykoj se janë kompani të ndjekura nga afër nga SPAK, ndaj kam bindjen se do të kemi risi. Janë po ata njerëz që kanë akses aty. Zoti Beqiri përtej fajeve që ka mbi supe, nuk ka vepruar i vetëm. Padyshim disa persona aty mund të jenë nën kontroll, ose janë po ata njerëz që kanë aksesin.
Janë dy kompani që nuk kanë prodhuar kurrë asnjë tek produkt informativ për tregun privat, janë totalisht të varura nga shteti, në vjedhjen e parave të shqiptarëve. Kontratat janë problem të prishen nga SPAK.
Kontratat duhet të prishen nga autoritetet kontraktore. Kjo situatë do qartësohet apo pastrohet, në rastin kur do ketë një vendim të formës së prerë që janë të dënuara. SPAK është duke parë se ku ikin paratë që arkëtohen nga shteti te kompanitë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, ku shkojnë dhe ku transferohen.
Shoqëria “Horizon” nuk ka qenë në origjinë e Ermal Beqirit, është blerë në vitin 2024 për 360 mijë euro dhe ka pasur gjithmonë kontrata të majme. Këto lëvizje fine janë gjithmonë jashtë radarit të Tatimeve.
Drejtoria tatimore ka staf të trajnuar për hetime pasurore se kjo blerje nuk besoj se është bërë për gjë tjetër, përveçse për aksesin në QKB.
Vë çdo lloj basit se blerja e “Horizon” është bërë vetëm për aksesin në QKB.



