Debati mes aksionarëve të aeroportit të Vlorës mund të marrë përmasa ligjore .
Më herët mediat përcollëm informacoonin se Pacollit po i bëhej presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës me forcë. Media theksonte një takim më 12 gusht të asamblejsë së ortakëve të shoqërisë Mabco Construction, e cila zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, në Lugano të Zvicrës.
Por Pacolli thotë një gjë tjetër.
“Duke marrë shkas nga leximi me i thell i një shkrim në media, dua të konfirmoj që puna për përfundimin e aeroportit të Vlorës po ecën përpara me sukses dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare! Ne mezi presim që ta përfundojmë aeroportin në afat për t’i dhënë Shqipërisë dhe bregdetit të saj të bukur dhe një destinacion tjetër. Vendimet e aksionerit te VIA nuk janë asgjë tjetër përveçse procedura rutinë që kanë të bëjnë me procese normale qe kane lidhje me garancine ndaj institucioneve financiare për mos transferimin e kuotave sa kohe qe kreditë e marra apo që do merren në lidhje me zhvillimin e aeroportit nuk janë shlyer.” – shkruan Pacolli.
Pot Valon Ademi përfaqësues i kompanise 2 A e cila kryen shumicën e punimeve në aeroprtin e Vlorës ka akuzuar publikisht Behgjet Pasollin për mashtrim.
Ku raportet e investimeve brenda koncesionit ku aksionari 2A ka kryer volumin kryesor të punimeve kundrejt një marrëveshje ku 2A ka investuar 25 milion eurove kudrejt 13 milione që ka investuar kompania e Pacollit.
Pas kësaj ka lind konflikti për ristrukturimin final të aksioneve.
Përmes një reagimi në profilin social të kompanisë së tij 2A Group, Ademi i quan vendimet e Pacollit si një lojë të rrezikshme.



