Ortaku i biznesmenit të njohur, narkotrafikant ndërkombëtar! SPAK verifikon pasuritë

spot_img
Advertisements

Gjykata la në burg këtë të martë Dorian Beun, një person i shpallur në kërkim dy vite më parë për trafik droge dhe që u prangos në një operacion në malin e Tomorrit, ku kishte shkuar për pelegrinazh.

Ai ishte në listën e 21 personave të hetuar nga SPAK dhe Prokuroria e Bergamos për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Dosja e përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane që u bë publike dy vite më parë dokumentonte transportin e 120 kilogramëve kokainë, 15 kilogramëve heroinë, 129 kilogramëve marijuanë dhe 92 kilogramëve hashash, të kapura në disa operacione në Milano, Torino, Bergamo dhe Breshia.

Aktiviteti i Dorian Beut nuk kufizohet vetëm tek trafiku i drogës, pasi ai figuron si aksioner me 10% në Organizatën e Menaxhimit të Portit të Peshkimit Durrës – OMPD Shpk, të krijuar në qershor 2020, ku ortak është gjithashtu biznesmeni tjetër i peshkimit, Gjergj Luca, i njohur si mik i kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsit. Kjo organizatë ku bëjnë pjesë peshkatarë të Durrësit mori në administrim portin e ri të peshkimit, ndërtuar në vitin 2015 me 12 milionë euro të Bankës Islamike, një investim publik i shpallur si sukses për sektorin.

Në mars 2021, në prag të fushatës elektorale, Edi Rama u ul në një drekë me peshkatarët ku ishte i pranishëm edhe Gjergj Luca, të cilit Rama iu drejtua disa herë në konfidencë/ marrë me shkurtime: lapsi.al

Latest articles

Related articles