Wizz Air marrëveshje partneriteti me Travelfusion: Klienti vjen i pari

spot_img
Advertisements
  • Wizz Air, linja ajrore më miqësore me mjedisin në rajonin EMEA, është e lumtur të njoftojë një partneritet të ri strategjik në shpërndarje me Travelfusion, platformën më të madhe në botë të përmbajtjes së fluturimeve – tashmë aktiv në të gjitha tregjet. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në angazhimin e vazhdueshëm të Wizz Air për të qenë akoma e më i arritshëm e i përballueshëm, dhe për të zgjeruar rrjetin e destinacioneve për udhëtarët në Evropë dhe më gjerë.
    Aktualisht, një pjesë e madhe e udhëtimeve evropiane mbetet “e pamenaxhuar” nga linjat ajrore, me 45% të udhëtarëve që rezervojnë përmes kanaleve të treta, siç janë agjencitë online të udhëtimeve (OTA), ndërsa 72% e pasagjerëve në nivel global preferojnë të rezervojnë online.
    Ky bashkëpunim shënon partneritetin e parë strategjik të Wizz Air me një platformë rezervimesh dhe një pikë të rëndësishme në strategjinë e rishikuar tregtare të linjës ajrore, e cila synon të jetë më e arritshme në tarifat dhe shërbimet e saj përmes agjencive kryesore online të udhëtimeve dhe platformave të rezervimit. Përmes këtij partneriteti, Wizz Air do të zgjerojë disponueshmërinë e tarifave dhe shërbimeve të saj për një gamë më të gjerë klientësh, duke përfshirë OTA-t kryesore, kompanitë e menaxhimit të udhëtimeve (TMC), platformat e rezervimeve online (OBT) dhe operatorët turistikë të lidhur me rrjetin global të Travelfusion. Në këmbim, Travelfusion fiton ‘terren’ për një nga linjat ajrore me rritjen më të shpejtë dhe me koston më të ulët në Evropë, duke ofruar tarifa të pakrahasueshme, një rrjet rrugësh në zgjerim dhe një portofol të pasur shërbimesh shtesë.
    “Jemi krenarë që hedhim këtë hap të rëndësishëm për t`i bërë më të dukshme dhe më të arritshme tarifat e Wizz Air për klientët që rezervojnë përmes platformave të palëve të treta. Kjo marrëveshje shënon fillimin e një bashkëpunimi strategjik me agjencitë online të udhëtimeve dhe platformat e këtilla,” – thotë Silvia Mosquera, Drejtore Komerciale e Wizz Air. “Duke bashkëpunuar me Travelfusion, ne po hedhim hapin e parë në zgjerimin e bashkëpunimeve e në tarifat e përballueshme të Wizz Air, në përputhje me shtyllën e Çmimit të Busullës ‘Klienti Vjen i Pari’. Vitin e kaluar financiar ne transportuam mbi 68 milionë pasagjerë drejt destinacioneve tona, ndërsa këtë vit synojmë të arrijmë në 75 milionë. Qëllimi ynë është ta bëjmë udhëtimin akoma më të arritshëm për miliona pasagjerë të tjerë dhe të sjellim më shumë transparencë gjatë gjithë përvojës së tyre të udhëtimit.”
    Ky është partneriteti i parë i bashkëpunimit së Wizz Air me një platformë rezervimesh të fluturimeve, duke theksuar fokusin e linjës ajrore në partneritete të zgjuara e strategjike që mbështesin rritjen graduale dhe me kosto të optimizuar, duke ruajtur njëkohësisht angazhimin e saj për udhëtime të përballueshme. Wizz Air rikonfirmon se tarifat më të ulëta dhe i gjithë portofoli i produkteve shtesë – duke përfshirë përzgjedhjen e vendit, imbarkimin me përparësi, opsionet e bagazhit dhe më shumë – do të vazhdojnë të jenë të disponueshme përmes faqes zyrtare të Wizz Air dhe aplikacionit celular, duke ofruar vlerën më të mirë për klientët që rezervojnë drejtpërdrejt.
    “Jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë këtë partneritet historik me Wizz Air,” – shprehet Eytan Bicaci Baruh, Zëvendës President Komercial i Travelfusion. “Ky bashkëpunim forcon misionin e vazhdueshëm të Travelfusion për të ofruar përmbajtjen më të gjerë të mundshme, me një fokus të veçantë në shpërndarjen e përmbajtjes së linjave ajrore me kosto të ulët drejt rrjetit tonë global të agjencive partnere. Ne ftojmë të gjitha agjencitë që dëshirojnë të marrin ofertën unike të përmbajtjes së Wizz Air, nëse janë tanimë klientë të Travelfusion ose jo, të na bashkohen në këtë hap emocionues në rrugëtimin tonë.”
    Teknologjia e shpërndarjes pa ndërprerje e Travelfusion u mundëson partnerëve si Wizz Air ta bëjnë përmbajtjen e tyre menjëherë të arritshme në një rrjet të gjerë agjencish, duke garantuar shpejtësi, efikasitet dhe rritje në shpërndarje.
    Wizz Air dhe Travelfusion janë të përkushtuar të vazhdojnë këtë dinamikë, me përmirësime të mëtejshme në bashkëpunimet me agjencitë, shërbimin ndaj klientit dhe disponueshmërinë e rrugëve të planifikuara për gjysmën e dytë të vitit 2025.
spot_img

Latest articles

Related articles