Nga Mid’hat Frashëri, djali i Abdyl Frashërit, te Dritan Goxhaj, djali i Dilaver Goxhajt

spot_img
Advertisements

nga Av. Tartar Bazaj

Nga Mid’hat Frashëri, djali i Abdyl Frashërit, te Dritan Goxhaj, djali i Dilaver Goxhajt: Këta janë bijtë e atyre që sakrifikuan për atdheun, përballë një klase politike që e ka vjedhur zhgënjyer, dhe shpopulluar kombin që i ka besuar dhe votuar atë!!!!

Ka diçka që të kujton periudhat më të errëta të historisë sonë kombëtare, sa herë që pushteti zgjedh etiketimin apo stigmatizimin, në vend të debatit.

Mid’hat Frashëri trashëgoi emrin e Abdyl Frashërit, por jo pasurinë. Sepse këtë të fundit e harxhoj për ÇËSHTJEN KOMBËTARE QË NË 1878 dhe në vijim. PRA: Ai ia kushtoi jetën çështjes kombëtare, duke vënë në shërbim të atdheut dijen, mundin dhe pasurinë e familjes së tij. Në histori ka shumë figura që dhanë gjithçka për kombin pa kërkuar asgjë në këmbim të sakrificave. Sistemi gjakatar komunist e shpalli të birin tradhëtar.

Po Sot, kur sulmohet Dritan Goxhaj, nuk sulmohet vetëm një individ që shpreh mendimet e tij. Sulmohet edhe trashëgimia e një familjeje që lidhet me luftën për lirinë e Kosovës. Dritani është djali i Dilaver Goxhajt, një prej figurave të njohura ushtarake të UÇK-së, ish-Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm, që kontribuoi në një nga luftrat më të përgjakshme kundër genocidit serb ndaj popullsisë autoktone dhe betejat më të rëndësishme të shqiptarëve në fund të shekullit XX.

Gjithashtu: Historia shqiptare njeh shumë raste kur familje që kanë mbajtur barrën e luftës, të sakrificës dhe të kombit ndër shekuj, janë shpallur më pas armiq apo tradhtarë të kombit. Kjo ndodhi pas vitit 1945 dhe duket se, në forma të tjera, vazhdon të shfaqet edhe sot: Por sot, jo me internime dhe burgje, por me etiketime, përbaltje dhe përjashtim nga debati publik.
Çuditërisht nga ata që sot, i quajnë vëllezër ata që kanë kryer genocid mbi kombin autokton ilir për të marrë akoma troje dhe për të zgjeruar shtetin fars të tyre, që kanë ndërtuar në tokat dhe mbi gjakun e shqiptarëve të pafajshëm, që i pritën si kolonë.
Ndërkohë, shqiptarët u dhanë besim dhe i votuan, dhe sot po përballen me emigrimin dhe shpopullim masiv, zbrazjen e trojeve etnike, varfërinë dhe mungesën e shpresës, arrogancën, përbuzjen etj. Këto nuk janë pasojë e mendimeve të njerëzve që flasin ndryshe, por e dështimeve të atyre që kanë pasur pushtetin dhe përgjegjësinë për të qeverisur.

Prandaj, para se të kërkojnë tradhtarë te të tjerët, le të shohin veten në pasqyrë. Le të pyesin veten kush e largoi rininë nga vendi, kush i boshatisi fshatrat, kush e ktheu largimin në ëndrrën më të madhe të shqiptarëve. Le të kërkojnë përgjigjen te vetja ata që për vite me radhë e kanë mbajtur në dorë fatin e këtij kombi.

Sepse kombet nuk i robërojnë ata që flasin.Kombet i robërojnë ata që keqqeverisin dhe i plaçkisin. Dhe ata që sot kërkojnë armiq kudo, ndoshta duhet të pyesin së pari nëse armikun më të madh të shpresës shqiptare nuk e kanë krijuar vetë.

spot_img

Latest articles

Related articles