Kryebashkiaku Beci diskriminon Postribën tek uji i pijshëm, protesta e banorëve

spot_img
Advertisements

Banorët e Postribës u janë rikthyer protestave për shkak se nuk po gjen zgjidhje prej vitesh problemi i cilësisë së ujit të pijshëm, që sipas tyre u shkon i ndotur në çezma.

Banorët fajësojnë për këtë aktivitetin e guroreve në zonë, ndërkohë që shprehen se masat e marra nga institucionet përgjegjëse deri tani kanë qenë të padobishme.

Kaptazhi i ndërtuar nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve e Bashkisë Shkodër synon zgjidhjen e problemit të ndotjes së ujit për banorët, por sipas tyre, investimi i përfunduar në mars të këtij viti e pengon rrjedhën e lirë të ujit drejt banesave të tyre.

“Ky kaptazh ka shkatërruar edhe kaptazhin e parë. Pra, këta janë ujëra sezonalë që dalin mbi burime. Burimet janë në mes të lumit. Lumi, kur hidhen mbeturinat e guroreve, e merr ndotjen dhe u shkon gjithë zonës së Postribës.“

“Shtatë vjet nëpër gjykata. S’kemi lënë institucion pa shkuar. Sa më parë të ikin firmat, ose do t’i heqim ne.“

Nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Shkodër premtohet ndërhyrje sërish në investimin e realizuar me qëllim dhënien e një zgjidhjeje për problemin.

Banorët thonë se do të vijojnë betejën ligjore për ndërprerjen e aktivitetit të guroreve, që sipas tyre kanë shkaktuar problemet me ujin e pijshëm në këtë zonë.

spot_img

Latest articles

Related articles