‘Mik me armikun’- Zhduket pa gjurmë diplomati lartë kinez pas vizitës në SHBA

spot_img
Advertisements

Autoritetet kineze kanë ndaluar dhe marrë në pyetje, Liu Jianchao, 61 vjeç, drejtor i Departamentit Ndërkombëtar të Partisë Komuniste Kineze dhe një nga kandidatët kryesorë për postin e ministrit të Jashtëm.

Sipas burimeve të Wall Street Journal, zyrtarët e policisë politike të Partisë, një prej institucioneve më të fuqishme e të frikshme në vend, shkuan në banesën e tij dhe e dërguan në një vend të panjohur, pa dhënë shpjegime.

Në Kinë, raste të tilla zakonisht lidhen me akuza për korrupsion ose “sjellje të papërshtatshme”, si në vitin 2023, kur ish-ministri Qin Gang u shkarkua pas vetëm shtatë muajsh në detyrë për një lidhje jashtëmartesore. Megjithatë, kur bëhet fjalë për figura të afërta me presidentin Xi Jinping, çdo hetim mbetet top sekret.

Liu, i lindur pranë Changchun në verilindje të Kinës, ka ndërtuar një karrierë të gjatë diplomatike, duke u njohur për angazhimin në politikën e jashtme dhe zotërimin e shkëlqyer të anglishtes.

Ai ka shërbyer edhe në zyrën kundër korrupsionit të Partisë, një strukturë që ka goditur dhjetëra zyrtarë të lartë gjatë dekadës së fundit.

Sipas Corriere della Sera, Liu u zhduk nga skena publike në korrik, menjëherë pas një vizite në Shtetet e Bashkuara, në një periudhë kur marrëdhëniet mes Pekinit dhe Uashingtonit ndodhen në pikën më të ulët prej dekadash.

Ai shihej në SHBA si një figurë e hapur ndaj dialogut dhe shpesh e konsideronin “ministrin e ardhshëm të Jashtëm në hije”.

Kontakti i tij i shpeshtë me politikanë dhe biznesmenë perëndimorë, si dhe imazhi i një diplomati të pavarur e aktiv, mund të jenë interpretuar në Pekin si ambicie personale, një gabim i rëndë në një sistem ku çdo iniciativë duhet të vijë nga lart.

Në klimën aktuale të përplasjes strategjike midis dy fuqive më të mëdha botërore, ky perceptim mund të ketë mjaftuar që Liu të etiketohej si “mik i armikut”, dhe kjo t’i hapte derën ndërhyrjes së policisë politike

Latest articles

Related articles