Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas marrjes së tij të pandehur, për këshilltarin demokrat Ilir Alimehmeti, evitoi problemet kryesore të Tiranës, si investimet dhe drejtimin. Në “Çdo kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN ai tha se Këshilli Bashkiak duhet t’i propozojë Këshillit të ministrave shkarkimin e Veliajt, sipas ligjit.
“U evitua të flitej për problemet e Tiranës. Çfarë bëhet me investimet dhe kryesimin e Tiranës? A është në legjitimitet Bashkia e Tiranës? Përgjigja është jo. Nëse nuk paraqitet për 3 muaj ai propozohet të shkarkohet. I propozohet Këshillit të Ministrave nga Këshilli bashkiak, nëse nuk ka ardhur në punë për 3 muaj pa ndërprerje. Këshilli jo vetëm që nuk çon propozimin, nuk pranon kërkesën tonë dhe thotë që e kanë shqyrtuar. Kanë frikë të thonë diçka se mendojë që Rama mund të mendojë kundra”.
Sipas Alimehmetit, kreu i qeverisë ka marrë në dorë të gjitha bashkitë kundër ligjit dhe autonomisë vendore.
“Megjithatë kjo PS ka frikë ta bëjë këtë se ka rënë autonomia vendore dhe bashkitë janë marrë në dorë të gjitha nga kryeministrit. Si mundet kryeministri të shkarkojë drejtorët? Nuk e lejon ligji. Rama e kreu veprën e vet kundra ligjit dhe kundër autonomisë vendore. Vendimet i mire si një diktaturë lindore. Ligji komandon shumë qartë sesi emërohen drejtorët”.
Në A2 CNN, Alimehmeti tha se kryeministri Edi Rama ka dosje për kryebashkiakët dhe ata nuk guxojnë ta kundërshtojnë.
“Pse nuk e bën me shkresë Rama? Se i duhet të shkruajë bazuar në ligjin kaq e aq. Ku do ta gjejë Rama? Nuk e ka dhe përdor fijen e trembjes se ka dosje për gjithsecilin prej tyre. Ka fije që i lidhin dhe është i qartë që po të thotë diçka, ato nuk guxojnë”, tha Alimehemti në A2 CNN