Personi në foto është 26-vjeçarja Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit.
Sipas hetuesve, ngjarja makabre dyshohet se është planifikuar, pasi para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.
Emanilda Rama ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.
Por kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafë nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale. Pas disa orëve në komisariat, Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë. E reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.
ADVERTISING
E reja ka treguar gjithashtu se e kreu krimin pasi sipas saj, i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishej në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohej, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj. Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të asnjë lloj forme.
,