Mazhoranca zhbën ligjin e dekriminalizimit: Zyrtarët e dënuar rikthehen në detyrë

spot_img
Advertisements

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantoi këtë të premte draftin e ri të Kodit Penal, për të cilin u shpreh se puna ka nisur që në vitin 2019 nga një grup ekspertësh të pavarur, të kryesuar nga drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

Manja u shpreh se Kodi i ri Penal është domosdoshmëri në kuadër të ndryshimeve të sistemit për shkak të reformës në drejtësi dhe procesit të integrimit evropian, që kërkon përafrimin me standardet më të avancuara evropiane dhe ndërkombëtare.

Ajo që bie në sy nga një vështrim i përgjithshëm i draftit të Kodit të ri Penal është shtimi i disa veprave të reja penale, që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, por edhe me krimet kibernetike.

Gjithashtu, drafti parashikon heqjen e disa neneve të ligjit të dekriminalizimit, i cili prek politikanët dhe zyrtarët të cilat i cilëson si të vjetruara, por nuk i specifikon konkretisht se cilat janë.

ADVERTISING

Drafti i prezantuar ka dhe një shtim të llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe të dënimeve plotësuese.

Gjithashtu, ripërcaktohet përgjegjësia penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës.

Megjithatë, drafti nuk është përfundimtar; ai është hedhur për konsultim publik nga qeveria dhe mund të ketë ndryshime nga drafti përfundimtar që mund të miratohet.

Kriminalizimi i veprave të reja:

Përputhshmëria me Acquis të BE-së:

Përafrimi me aktet e Bashkimit Evropian që përcaktojnë kriminalizimin e sjelljeve, veprimeve ose mosveprimeve të caktuara, në mënyrë që Kodi i ri Penal të jetë pjesë integrale e procesit të aderimit të Shqipërisë në BE.

Parashikimi i instituteve të reja që kodi në fuqi nuk i parashikon, si dhe korrektimi i instituteve aktuale që kanë shfaqur probleme gjatë zbatimit, si:

Masat edukative për të miturit

Latest articles

Related articles