Në kuadër të aksionit kombëtar të qeverisë Rama kundër ndërtimeve pa leje, edhe OSHE ka dalë me një njoftim të rëndësishëm. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë medieve njoftohet, se nuk do të ketë më lidhje energjie për çdo objekt pa leje ndërtimi apo që nuk përmbushin të gjitha kriteret e ligjshmërisë.



