Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kompania “Bankers Petroleum” ka aplikuar çmime të fryra për që kompania të dilte me humbje. Sipas Xamës janë 5.3 miliardë euro të ardhura totale të deklaruara, me çmime të fryra dhe përfituese ishin edhe disa kompani shqiptare.
“Bankers ka operuar në Shqipëri që në 2004. Është një nga kompanitë më të mëdha në treg. Kulmin e fitimeve e pati në vitet 2014-2015 kur u rrit çmimi i naftës.
Tashmë të ardhurat e saj llogariten në 200-250 milionë euro në vit. Bankers ka patur pretendime që në vitin 2014 kemi patur edhe një përplasje kur pati shpërthime në fshatin Zharrëz.
Kontratën e parë e lidhën socialistët që në kohën e Fatos Nanos. Ka patur kërkesa për shpenzime edhe në dy mandatet e PD dhe këto 3 mandatet e PS-së.
Mbase mund të ketë një prapaskenë dhe luftë për territore për të marrë nën kontroll kompaninë.
Janë 5.3 miliardë euro të ardhura totale të deklaruara. Deklaronin shpenzime të fryra dhe kompania dilte me humbje. Nga AKBN janë gjetur kosto të fryra. Kostot më të fryra kanë qenë për disa kompani vendase dhe të huaja.
Çmimet ishin të fryra dhe bilancet ishin me norma fitimi deri në 40 për qind.
Në kontratën që ka me shtetin Bankers duhet të zbatojë rregullat e shtetit për prokurimet, si me BOLV Oil, apo Alb Star. AKBN ka konstatuar që janë 216 milionë dollarë që nuk i njeh”- tha Xama.