Njeriu që për muaj me radhë demokratët në Shqipëri i “varën shpresat” dhe i besuan se si i “dërguari i Trump” do t’u jepte fitoren për zgjedhjet e 11 Majit, është bërë sërish i “gjallë”.
Bëhet fjalë për strategun dhe arkitektin e fitores së presidentit të SHHBA-së, Chris LaCivita i cili së fundmi ka “shënjestruar” kreun e qeverisë, Edi Ramën.
Ai ka postuar në llogarinë e tij në “X”, një artikull të diplomatit shqiptar Agim Nesho të publikuar në Fox News ku dhe flet për kryeministrin Rama, atë që e quan autokrati progresiv i Europës i cili është i trajnuar nga George Soros, ku ky i fundit është dhe një “armik” i Donald Trump.
“Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit”, shkruan LaCivita krah artikullit i cili mban po të njëjtin titull.



