Nuk kishte licensë të arsimit fillor, procedohet drejtoresha e një shkolle private

spot_img
Advertisements

Policia e Lezhës ka proceduar një 66-vjeçare, e cila drejton një shkollë private dhe nga verifikimet rezultoi se nuk ka liçensë për arsimin fillor.

Klementina Shahini, Dr. e Shkollës “Lezha Academik Center” dyshohet se bënte punësime sezonale të stafit pedagogjik, me periudha 3-4 mujore dhe nuk i deklaron si punësime të ligjshme duke shmangur detyrimet tatimore.

Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme

Latest articles

Related articles