Spak dhe Policia Gjermane bëhen bashkë në luftën mundër narkotikëve ku të përfshirë rezultojnë disa grupe kriminale shqiptare. Pas takimeve me zyrtarë të Policisë Shqiptare numri dy i Policisë Gjermane ka zhvilluar një takim pune edhe në Prokurorinë e Posaçme. Fokus i takimeve ka qenë aktiviteti i grupeve kriminale në trafikun e drogës në Landet Gjermane.
Raportohet se ky takim i nivelit të lartë do të shoqërohet me skuadra hetimore të përbashkëta ndërsa janë identifikuar disa grupe shqiptare tashmë të vëna në hetim.
Pjesë e prokurorëve që u takuan me palën gjermane ishin Altin Dumani kreu i SPAK, Arben Kraja, Adnan Xholi dhe Klodian Braho.
Më herët nr. dy i Policisë gjermane u takua edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Proda dhe ministrin e Brendshëm Hoxha.