Global Times raportoi më 12 qershor se “meqë dhjetëra miliona të diplomuar nga kolegjet parashikohet të hyjnë në tregun e fuqisë punëtore të Kinës në qershor të këtij viti”, Ministria e Sigurisë Shtetërore e Kinës (MSS), ose shërbimi sekret kinez, u kujtoi të diplomuarve të rinj mund të përballeb me kurthe të ngritura nga spiunët e huaj duke i joshur me paga veçanërisht të larta ose oferta pune me përfitime të pazakonta. Sipas një njoftimi të lëshuar nga MSS të enjten, disa të diplomuar mund të marrin kërkesa për informacione (rekrutimi) nga burime të panjohura gjatë kërkimit të tyre të punës.
Punëdhënësit e mundshëm mund të ofrojnë kushte të favorshme nën maskën e këshillimit, kërkimit të tregut, testimit të pajisjeve, ndërkohë që u kërkojnë të diplomuarve të mbledhin informacione të klasifikuara ose të ndjeshme, ose të marrin pjesë në aktivitete në dukje të padëmshme që mund të çojnë në zbulimin e sekreteve shtetërore, të tilla si puna kërkimore ose konsultative.
MSS u kujtoi të diplomuarve që të ruajnë konfidencialitetin: Mos zbuloni informacione rreth organizatave, identiteteve të personelit ose pozicioneve.
Burimi: https://www.globaltimes.cn/page/202506/1335953.shtml