Lapaj: Një sëmundjeje të madhe që ka kapluar vendin, njerëzit po ikin nga Shqipëria pas 11 majit

spot_img
Advertisements

Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV , deklaroi se 11 maji kishte potencialin të shënonte një pikë kthese për vendin, por ajo mundësi nuk u shfrytëzua. Ai paralajmëroi se pasojat e kësaj date po nxisin largimin e qytetarëve nga vendi dhe po forcojnë një kulturë abuzimi me pushtetin.

Lapaj mori si referim përplasjet e sotme në Jalë mes banorëve dhe IKMT-së për të prishur disa ndërtime në bregdet, të cilat ishin toleruar para 11 majit.

“11 maji është një ditë që, siç e kam theksuar edhe më parë, mund të kishte shënuar ndarjen mes dy epokave. Por, fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi plotësisht. Gjithçka që kam thënë, e mbështes ende sot. U qëndroj atyre fjalëve, sepse i kam besuar dhe i konsideroj të vërteta.

Pas asaj që ndodhi më 11 maj, jam i bindur se shumë njerëz që më parë hezitonin nëse të qëndronin apo të largoheshin nga ky vend, tani do të largohen. Kjo është një e vërtetë që e dëshmojnë edhe takimet e mia të fundit me qytetarë një fakt i pamohueshëm.

Së dyti, e patë vetë çfarë ndodhi në Jalë sot? U pa gjithçka. Nuk pati plagosje, por pati tension, pati revoltë. Zemërim i mbledhur nga ata që kanë punuar me ndershmëri, që kanë derdhur djersën për këtë vend dhe që sot ndihen të tradhtuar.

Unë e kam thënë që më 12 maj e më pas, nëse i mbështesni ata që vepruan si më 11 maj, vetëm do t’u jepni sinjalin e gabuar. Ata do të bëhen edhe më të egër. Do të thonë: “Nuk ka gjë, vidh, se prapë do të të votojnë. Prishu ç’të duash, prapë të votojnë. Lëri pa ilaçe në spitale, prapë do të të votojnë.”

Kjo është një e vërtetë e madhe që e kam thënë dhe do të vazhdoj ta them. Koha do ta tregojë, nëse ky pushtet vazhdon për katër vite të tjera, çdo ditë do të më japë të drejtë, zoti Rakipi.

Sepse përditë, këta njerëz do të bëhen më agresivë, më të pamëshirshëm se ç’kanë qenë para 11 majit.

Po, sepse mënyra si kanë ardhur në pushtet është e qartë: kur blen votën, pasojat janë të rënda. Dhe ja ku jemi.

Ne themi që jemi “ok”, por në të vërtetë jemi përballë një sëmundjeje të madhe që ka kapluar vendin, një të keqe që nuk thuhet dot me fjalë.

Kur shes votën, e kam humbur kontrollin. Dhe ai që e blen, nuk ka më asnjë detyrim ndaj meje. Përkundrazi, ai do të më shtypë, do të më vjedhë edhe më shumë, që herën tjetër ta blejë sërish.”- tha Lapaj.

Latest articles

Related articles