Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelitë e burgut të Durrësit, aty ku edhe vuajnë dënimin politikane dhe zyrtarë.
Si rezultat i kontrolleve u sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë, ku njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit, Behar Gurguri.
Ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.



