Kapshticë, arrestohen 4 punonjës policie dhe një shofer

spot_img
Advertisements

Ditën e djeshme AMP zhvilloi një aksion në doganën e Kapshticës. Gjatë kontrolleve në një makinë u gjetën rreth 6 kg drogë.

Policia arrestoi drejtuesin e makinës, si dhe katër punonjës policie të kufirit në doganën e Kapshticës për shpërdorim detyre. Mes katër policëve është edhe një përgjegjës turni.

Mësohet se çështja ka qenë nën hetim prej rreth 2-3 vitesh, pasi dyshohej për disa persona të lidhur me transportimin e lëndëve narkotike. Pas marrjes së informacionit se këta persona do të kalonin në Kapshticë, janë ndaluar në pikë kufitare, ku edhe iu është gjetur droga

Latest articles

Related articles