Hasimja: Kemi kapje të shtetit; Orban nuk ishte në aleancë me krimin! Nuk krahasohemi

spot_img
Advertisements

Politologu Ermal Hasimja, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se vendi ynë nuk mund të marrë mësime nga modeli hungarez.

“Janë dy situata të ndryshme. E para, kultura politike në Hungari është goxha më ndryshe se ajo shqiptare, është shumë më evropiane, ka reagim më të ashpër ndaj çështjeve të korrupsionit. E dyta, Orban doli sot dhe nuk bëri asnjë përpjekje për manipulime zgjedhjesh. Nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë. Nëse në rastin e Orbanit kemi të bëjmë me korrupsion, në rastin e Shqipërisë është komplet tjetër gjë. Kemi kapje shteti dhe në Hungari nuk vihet re ajo që kemi këtu: bashkëpunim i krimit të organizuar me qeverisjen”, tha Hasimja.

“Problemi madhor që ka Shqipëria aktualisht nuk është korrupsioni, por problemi është se vendi është në një pikë kthese ku rrezikohet futja në një rrugë pa kthim, ku pushtetin e merr në dorë krimi i organizuar dhe mund të bëhesh një vend si ato të Amerikës Latine. Në Hungari nuk ishte ky lloj problemi”, shtoi politologu

spot_img

Latest articles

Related articles