‘E përdor për vete’ – Shqiptari kapet me 126 kg kokainë në Itali

spot_img
Advertisements

Në Brescia, Guardia di Finanza arrestoi një shqiptar gjatë një operacioni kundër drogës, duke sekuestruar mbi 126 kilogramë kokainë me vlerë rreth 14 milionë euro.

Ai ishte përgjegjës për ruajtjen e lëndës narkotike në një banesë, dhe u kap sapo hyri me dy çanta të mbushura me kokainë.

Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe materiale për paketimin dhe para të gatshme, të cilat dyshohen si fitime nga trafiku i drogës.

Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e të përfshirëve në këtë aktivitet kriminal.

spot_img

Latest articles

Related articles