Kortizoli, i njohur ndryshe si “hormoni i stresit”, prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore si përgjigje ndaj impulsit të sistemit nervor në situata tensioni.
Ai luan rol të rëndësishëm në balancimin e metabolizmit, duke ndikuar në përpunimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave.
Naturopatja Adelajda Gjonaj, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, theksoi rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme në menaxhimin e stresit.
Ajo këshilloi reduktimin e produkteve të përpunuara, sheqernave të shtuara, embëlsirave dhe karbohidrateve të rafinuara, të cilat stimulojnë sekretimin e kortizolit në mënyrë të panevojshme.
Të gjithë përjetojmë stres, madje edhe fëmijët, për shkak të përdorimit të tepërt të teknologjisë dhe ekranëve. Luhatjet hormonale janë pjesë e jetës së përditshme, por çelësi është të mësojmë ta menaxhojmë stresin përmes vetëdijes dhe zakoneve të shëndetshme.
Ne nuk jemi të stresuar por jemi ‘mbiveshkore’ prandaj ne e marrim vet ne dorë situatën e metabolizmit tonë.
Kortizoli në vetvete është një hormon që ndihmon në stabilizimin e energjisë trupore, por kur nivelet e tij rriten për shkak të stresit kronik apo konsumit të lartë të sheqernave, ai mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Sa më shumë sheqerna dhe karbohidrate të rafinuara që konsumojmë, si pijet me gaz, ëmbëlsirat, buka e bardhë, aq më shumë e nxisim trupin të prodhojë kortizol. Kjo jo vetëm që dëmton trupin, por edhe agjiton fëmijët.
Nga ana psikologjike, shpesh mendojmë se konsumimi i një ëmbëlsire na qetëson, por në të vërtetë, është një iluzion afatshkurtër, thotë natyropatja Gjonaj.
Kortizoli është një ndër faktorët kryesorë te njerëzit që vuajnë nga ankthi, paniku, depresioni dhe çrregullimet e zemrës.
Për këtë arsye, rekomandohet eliminimi sa më shumë i sheqernave të përpunuara dhe reduktimin e konsumit të karbohidrateve të thjeshta për të përmirësuar jo vetëm gjendjen emocionale, por edhe metabolizmin dhe shëndetin e përgjithshëm.



