Agron Shehaj: Votat tona nuk janë vjedhur

spot_img

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin në zgjedhjeve.

Shehaj tha se pritshmëritë kanë qenë më të larta por e konsideroi marrjen e dy mandateve në Tiranë, “një rezultat inkurajues”.

“Të thuash janë vjedhur? Si janë vjedhur? Ajo që duhet të bëjmë si opozitë është të flasim për fenomenet që i kanë kthyer këto zgjedhje, praktikisht mund të themi se rrotacioni politik është bërë shumë i vështirë në Shqipëri, por kjo mund të jetë alibi për forcat në opozitë, që nuk marrin mundimin të ndryshojnë sepse kanë kartën e regjimit apo padrejtësive që e dimë se ndodhin gjithmonë. Nëse më pyet a keni garuar në mënyrë të barabartë, unë them po, por nëse më pyet a janë vjedhur votat tuaja në kuti, sigurisht që jo”, tha Shehaj.

Latest articles

Related articles