Në qendrën e votimit brenda burgut të Durrësit, ku ushtruan të drejtën e votës disa ish-zyrtarë të lartë si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, janë zbuluar dy fletë votimi më shumë se numri i votuesve të regjistruar.
Për këtë arsye, kutia është pezulluar dhe votat nuk janë përfshirë në rezultatin përfundimtar.
KQZ pritet të japë një vendim mbi vlefshmërinë e këtij procesi.