Marinela Ziu është vendosur nga “Euroatlantikët” për të qenë kryesuesja e listës në qarkun e Korçë. Ziu ka mbajtur pozicionin në krye të strukturës së mbrojtjes në vitin 2021, kur Partia Demokratike drejtohet nga Lulzim Basha ndërsa së fundmi në PD ka qenë drejtuese e zyrës antikorrupsion. Ajo ka zbuluar në prapaskenë dhjetëra skandale të qeverisë Rama, me të cilën opozita bën sot fushatë. Nga inceneratorët tek dosjet e rrugëve të lëna rrugëve si ato të qarkut Korçë.
Korça është vendlindja e saj, qyteti ku është rritur dhe ka ndërtuar ëndrrat e para. Ajo njeh çdo rrugë, çdo familje dhe çdo sfidë me të cilën përballet qyteti sot përtej fasadës së klikës PS-PD që qeveris në mënyrë okulte qytetin, me Niko Peleshin shef.
Gjatë studimeve të saj “Të Drejtë Civile” në Universitetin e Tiranës, fokusi i arsimimit të saj kryesor ka qenë e drejta e pronës, si një nga të drejtat themelore të njeriut.
Ligji famëkeq 7501 ka shkaktuar drejtpërdrejt ose tërthorazi drama të jashtëzakonshme në thuajse çdo familje shqiptare, pikërisht nga shteti, i cili ka për detyrë të mbrojë pronën dhe qytetarët e vet.
Juristja Ziu denoncon qartazi ata që kanë qenë pjesë e sistemit të vjetër dhe që, sipas saj, kanë ndihmuar në mbrojtjen e të korruptuarve dhe në mbylljen e listave për të shmangur drejtësinë.
Ekspertja dhe juristja Marinela Ziu është kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për qarkun Korçë, e cila me eksperiencën dhe ekspertizën e saj siguron një përfaqësim dinjitozë dhe ofron një alternativë për një Korçë tjetër, të çliruar nga hallkat e korrupsionit dhe të nepotizmit.