SPAK thërret Ajola Xoxën për herë të dytë

spot_img
Advertisements

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet sot në orët e paradites pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Xoxa është thirrur për një paraqitje të re rreth orës 10:30, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK. Kjo paraqitje vjen pas një ftese të veçantë të bërë nga prokurorët e çështjes.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, ajo u paraqit në prokurori në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e vendosur ndaj saj nga organet e drejtësisë.

Mbetet për t’u parë nëse thirrja e sotme lidhet me zhvillime të reja në dosjen hetimore.

spot_img

Latest articles

Related articles